Ky do të jetë transferi i parë i Rangnick te Milani

13:42 | 17 Maj 2020

Rangnick sjell Imran Louzan te Milani.

Milani vazhdon punën për të përforcar repartin e mesfushës.

Drejtuesit e klubit kuqezi kanë si objektiv për merkaton e verës mesfushorin e Nantes, Imran Louza.

Sipas mediave franceze, 21-vjeçari është një kërkesë e Ralf Rangnick, i cili me shumë mundësi do të jetë pjesë e stafit të Milanit duke filluar nga sezoni i ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

Për këtë arsye, klubi italian ka nisur menjëherë bisedimet me menaxherët e futbollistit. Për të lënë të lire lojtarin, që pëlqehet edhe nga Lyon, drejtuesit e Nantes kërkojnë 10 milionë euro

Komento: