Ky do të jetë transferimi i madh në verë

10:15 | 19 Mars 2020

Raiola paralajmëron transferimin e madh në verë.

Agjenti i futbollit Mino Raiola ka njoftuar se ai synon të kryejë një transferim të madh me Real Madrid këtë verë, duke sugjeruar që ylli i Manchester United, Paul Pogba, më në fund mund të kalojë në ‘Bernabeu’.

Francezi ka kohë që është i lidhur me kalimin te skuadra spanjolle, dhe, që nga fillimi i këtij edicioni, ai ka qenë totalisht jashtë ekipit të Man Utd për shkak dëmtimeve e çështjeve tjera.

Edhe pse Ole Gunnar Solskjaer ka qenë i bindur se Pogba do të mbetet në United, Raiola i ka vënë ‘benzinë zjarrit’ për një largim të mundshëm duke deklaruar se shpreson të dërgojë një “futbollist të shkëlqyeshëm” në Madrid, përcjell lajmi.

“Marrëdhëniet e mia me Real Madrid janë shumë të mira”, i tha ai Marca.

“Dua të marr një futbollist të shkëlqyeshëm atje dhe do ta provoj këtë verë. Do të ishte një krenari për mua dhe futbollistët e mi sepse Real Madrid është një klub i shkëlqyeshëm. Alphonse Areola tashmë është atje, por është vetëm gjysma e një operacioni sepse është si huazim”.

“Unë jam në kontakt me [drejtorin e përgjithshëm] Jose Angel Sanchez dhe më pëlqen shumë diskutimi i çështjeve të futbollit dhe FIFA-s me të sepse mendimi i tij më intereson. Kam shpresë të madhe që një ditë ai do të jetë në gjendje të udhëheq një futbollist të shkëlqyeshëm te Real Madrid”.

Komento: