Ky do të jetë transferimi i parë i Chelseas në verë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky do të jetë transferimi i parë i Chelseas në verë

16:17 | 02 Prill 2020

Chelsea pritet të bëjë lëvizje të mëdha në merkaton e ardhshme.

Chelsea mund të jenë një hap më afër nënshkrimit me Alex Telles nga Porto, pasi mbrojtësi majtë ka punësuar si agjent të tij mikun e Roman Abramovich, Pini Zahavi.

‘Blutë’ janë të lidhur me një veprim për 27 vjeçarin, i cili gjithashtu po kërkohet edhe nga Barcelona.

Besohet se Frank Lampard tani do të ketë një avantazh, me lojtarin që ka ndërruar përfaqësuesin.

Agjenti i ri i Telles kishte ndihmuar Roman Abramovich të marrë përsipër Chelsean në vitin 2003, dhe shihej si një figurë me ndikim në Premierligë, sipas Record, përcjell lajmi.

Chelsea për të siguruar shërbimet e Telles duhet të bind edhe Porton, që e vlerëson lojtarin rreth 30 milionë euro.

Mbrojtësi brazilian në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit.

Komento: