Ky është 66 vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë

12:59 | 28 Maj 2020

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të Liqenit mëngjesin e sotëm.

Viktima është një 66 vjeçar që quhet Shemsedin Miftari, mëson “Jepi zë”.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për lajmi.net se dyshohet se viktima është një person i cili dje ishte raportuar i humbur nga familjarët e tij

“Mund të konfirmojmë se është gjetur një person pa shenja jete. Ai është gjetur në një objekt apo shtëpi të pabanume. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një person i cili dje është raportuar si i zhdukur nga familajrët”, ka thënë Zahiti.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk dihen.

Komento: