Ky është djali nga Podujeva që ka trashëguar emrin e ish-Presidentit të ShBA-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ky është djali nga Podujeva që ka trashëguar emrin e ish-Presidentit të ShBA-së

21:06 | 12 Qershor 2019

Familja Bajgora nga komuna e Podujevës vazhdon të mbajë në shtëpi kalendarin e vitit 2008 vetëm pse në të gjendet fotografia e ish-Presidentit ShBA-së, Bill Clinton.

Kjo nuk është e tëra. Kryefamiljari Hasan Bajgora e pagëzoi djalin e tij me emrin e politikanit demokrat.

“Bill Clinton kur e ka dhënë fjalimin që Beogradi e i ka qu mesazh që nëse myten qata njerëz aty unë kam me ta bombardu Beogradin për sa të kam mundësi e me t’ja lshu bombat. Neve na ka shpëtue”, tha Bajgora.

Por krenar që mban këtë emër është edhe vetë Clinton-i, tani 15 vjeçar.

“Jam shumë i lumtur për emrin se na ka ndihmu gjatë luftës, një njeri kaq i madh”, thotë 15 vjeçari.

Madje ai thotë se ka raste kur duhet të prezantohet disa herë, pasi njerëzit ndjejnë çudi për emrin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!