Ky është emri që Albulena ia la vajzës

11:52 | 01 Korrik 2021

Ministrja Albulena Haxhiu bëhet me vajzë, vjen në jetë Andrra.

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, është bërë sot (e enjte) nënë për herë të tretë.

Ajo ka sjell në jetë një vajzë, pas një lindje me prerje cezariane.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli.

“Albulena ka lindur sot rreth orës 08:39. Operimi ka shkuar mirë. Ka sjell në jetë një vajzë nga shtatzënia e tretë. Foshnja lindur tri kilogramë e 200 gram”, ka thënë Ismajli për Telegrafin.

Ministrja dhe bashkëshorti i saj, Alban Ismajli, kanë vendosur që vajzën e tyre të parë ta pagëzojnë me emrin Andrra.

Çifti janë gjithashtu prindër të dy djemve më të mëdhenj.

Komento: