Ky është formacioni me lojtarët që Ferguson i ka përdorur më së shumti te Man Utd

15:55 | 04 Qershor 2020

Formacioni me lojtarët që Ferguson i ka përdorur më së shumti te Man Utd.

Sir Alex Ferguson konsiderohet një nga trajnerët më të mirë në histori të futbollit, për sukseset e arritura te Manchester United.

Trajneri skocez drejtoi ‘Djajtë e Kuq’ nga viti 1986 deri në vitin 2013, dhe gjatë kësaj kohe pati mundësi të punojë me emra të mëdhenj të futbollit, duke fituar 13 herë Premierligën dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

Kjo është arsyeja pse kushdo që ndjek futbollin, e di se emri i Ferguson është shkruar me shkronja të arta në historinë e Manchester United.

‘Mirror’ tani ka formuar një formacion interesant të Ferguson, me lojtarët që ka përdorur më së shumti gjatë kohës së tij te Manchester United, përcjell lajmi.net.

Portier: Peter Schmeichel

Mbrojtës: Gary Neville, Gary Pallister, Rio Ferdinand, Denis Irwin

Mesfushorë: David Beckham, Roy Keane, Paul Scholes, Ryan Giggs

Sulmues: Wayne Rooney, Brian McClair

Komento: