Ky është kandidati qe u bë deputet me vetëm 633 vota! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ky është kandidati qe u bë deputet me vetëm 633 vota!

00:01 | 08 Nëntor 2019

KQZ sot ka shpall rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Anëtari i partisë së goranëve (JGP), Adem Hodza, është kandidati që ka marrë më së paku vota, nga 120 përfaqësuesit e popullit që janë zgjedhur deputetë në legjislaturën e re të Kuvendin e Kosovës.

Hodzës i kanë mjaftuar 633 vota për t’u rizgjedhur deputet. Kjo pasi që komunitetet joserbe, i kanë 10 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Në legjislaturën e kaluar, Hodza ishte pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Hodza njihet si deputeti që më 21 mars të vitit 2018 mundësoi që marrëveshja kontroverse e demarkacionit me Malin e Zi të kalonte dhe të votohej në Kuvend.

Ai ishte deputeti i 80-të që votoi pro kësaj marrëveshjeje, pas një takimi që e kishte zhvilluar më parë me Pal Lekajn e AAK-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!