Ky është mbrojtësi më i mirë i sezonit në Champions League

19:23 | 01 Tetor 2020

Zbulohet emri i mbrojtësit më të mirë i sezonit në Champions League.

Ka nisur hedhja e shortit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve në Nyon.

Para hedhjes së shortit, UEFA po ndanë çmimet për më të mirët për sezonin 2019/20.
Gardiani i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka fituar çmimin e portierit të sezonit.

Neuer i mposhti Oblakun dhe Navasin.

Kurse mbrojtësi i Bayernit, Joshua Kimmich, e ka fituar çmimin e ‘Mbrojtësit të Sezonit’.

Ai mposhti shokët e skuadrës, David Alaba dhe Alphonso Davies.

Komento: