Ky është mesazhi i Zidane që i dërgoi Benzemas para rinisjes së sezonit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky është mesazhi i Zidane që i dërgoi Benzemas para rinisjes së sezonit

11:43 | 03 Qershor 2020

Benzema zbulon mesazhin e Zidane para rinisjes së sezonit.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është i bindur se skuadra e tij do të jetë në superformë kur të rinisë sezoni i La Ligës, përderisa ka zbuluar se trajneri Zinedine Zidane u ka thënë të kënaqen gjatë pauzës shkaku i koronavirusit.

Klubet e La Ligës të hënën i filluan seancat stërvitore pa kufizime në numër të lojtarëve për herë të parë që nga marsi, kur u pezulluan të gjitha aktivitetet sportive shkaku i përhapjes së virusit Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Sezoni do të rinisë më 11 qershor, ndërsa Real Madridi aktualisht radhitet në pozitën e dytë të tabelës, me dy pikë më pak se Barcelona, ndërsa kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund të sezonit.

Ndeshja e parë e Real Madridit do të jetë kundër Eibarit dhe Benzema beson se e gjithë skuadra e Los Blancos është gati ta nisë sfidën për ta fituar titullin e këtij sezoni.

“Mesazhi i Zidane ka qenë të kënaqemi, të kënaqemi duke luajtur futboll. Ne kemi pasur më shumë kontakt me topin sesa javën e kaluar”, ka thënë Benzema.

“Javën e kaluar bëmë më shumë ushtrime fizike dhe, tani që i jemi afruar rinisjes së La Ligës, kemi qenë duke luajtur me top më shumë’.

“Përshtatja ka qenë shumë e mirë, hap pas hapi. Është shumë më mirë këtu me bashkëlojtarët tanë dhe me topin sepse është më e vështirë të stërvitesh në shtëpi”.

“Ne mezi po presin ta rinisim garën dhe është shumë e rëndësishme që t’i fitojmë ndeshjet. Ndeshja e parë kundër Eibarit në shtëpi do të jetë shumë e rëndësishme. Kështu që, ne do ta japim më të mirën nga vetja deri në fund”.

Komento: