Ky është momenti kur merimanga sekuestron veturën BMW të qytetarit që shqetësonte kryeqytetin

22:55 | 30 Mars 2023

Momenti kur merimanga sekuestron veturën BMW të qytetarit që shqetësonte kryeqytetin.

Merimanga sekuestron veturën e qytetarit i cili shqetësonte kryeqytetin duke vozitur me muzikë të lartë
Në rrjetet sociale është publikuar momentin kur merimanga sekuestron veturën “BMW” të “Papi Chulos”.

Drejtuesi i saj, R.H., 34-vjeçar u ndalua sot, teksa ne dosjen e policisë ndaj tij figurojnë 225 gjoba për kundërvatje të ndryshme në trafik.

“Papi Chulo”, prej kohësh me veturën e tij BWM ngjyrë e gjelbër ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.

Detaje për ndalimin e tij ka dhënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë nga ana e policisë i figurojnë 225 gjoba”, tha Ahmeti.

Komento: