Ky është momenti kur sigurimi nuk lejon Balotellin të hyjë në kampin stërvitor, reagimi i tij i papritur

16:03 | 09 Qershor 2020

Sulmuesit italian, Mario Balotellit, iu refuzua hyrja në kampin stërvitor të klubit të tij, Brescias, të martën në mëngjes, kur ai kishte shkuar në Torbole për t’u stërvitur.

Mario Balotelli është kritikuar ashpër nga trajneri i tij dhe nga pronari i klubit italian, të cilët janë shprehur të zhgënjyer dhe të zemëruar se italianin, shkaku i mungesës së tij në disa stërvitje.
Balotelli ka pretenduar se ai ka qenë i sëmurë disa ditë dhe për këtë arsye e kishte pasur të pamundur të shkonte në seancat stërvitore, në të cilat është raportuar mungesa e tij.

Megjithatë, presidenti i klubit në një intervistë të fundit e akuzoi Balotellin për joprofesionalizëm, ndërsa mediumet italiane raportojnë se klubi do t’ia shkëpusë kontratën Balotellit dhe të dy palët mund të përballen edhe në seanca gjyqësore.

Tani, problemet për Balotellin vazhdojnë dhe Gazzetta dello Sport shkruan se Brescia nuk ia hapi dyert e kampit stërvitor Torbole sot Balotellit, me arsyetimin se Balotelli kishte kërkuar pushim mjekësor deri të mërkurën dhe s’kishte thënë se do të kthehej të martën.

Balotelli i bëri disa thirrje telefonike dhe thuhet që e kishte informuar klubin paraprakisht se po ndihej më mirë dhe se mund të stërvitej, megjithatë askush nuk ishte marrë me dokumentet, duke bërë kështu që Balotellit të mos i lejohet hyrja në stërvitje.

“Tani shkruani se nuk po shkoj në stërvitje”, raportohet t’u ketë thënë gazetarëve Balotelli.

Komento: