Ky është nënshkrimi i parë i Tottenham për këtë verë

22:09 | 11 Gusht 2020

Tottenham konfirmon nënshkrimin e parë për këtë verë.

Tottenham ka konfirmuar transferimin e Hojbjerg nga Southampton për 15 milionë funta

Pjesë e marrëveshjes është edhe mbrojtësi Kyle Ëalker-Peters i cili ka luajtur si i huazuar në Saints sezonin e kaluar në Premier Ligë.

Tottenham ka konfirmuar sot nënshkrimin me mesfushorin Pierre-Emile Hojbjerg nga Southampton.

25 vjeçari nga Danimarka ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe bëhet transferi i parë i Tottenhamit për këtë verë.

Raportet thonë se Spurs ka paguar 15 milionë funte për Hojbjerg, plus bonuse.

Spurs po ashtu kanë shitur mbrojtësin e djathtë Kyle Ëalker-Peters te Southampton pasi që ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit që lam pas si i huazuar në St. Mary, me raportet që thonë se shuma e këtij transferi është 12 milionë funte e që është kryer e ndarë nga Hojbjerg.

Hojbjerg kalon në klubin nga Londra Veriore pasi kaloi pesë sezoni me Southamptonin, ku ai bëri 128 paraqitje dhe shënoi pesë gola.

Komento: