Ky është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

23:26 | 17 Tetor 2020

Momentalisht në kosovë janë 1,485 raste aktive me koronavirus.

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, sot numri i testimeve ka arritur mbi 1 mijë.

Rrjedhimisht është rritur edhe numri i rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus, saktësisht 148 brenda 24 orësh.

E aktualisht, në vendin tonë janë edhe 1 mijë e 485 raste aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive deri më tani ka arritur në 16 mijë e 754, teksa 14 mijë e 617 nga ta janë shëruar.

Deri tani, janë shënuar 652 viktima nga COVID-19.

E bazuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, janë paralajmëruar edhe masa të reja kundër COVID-19.

Madje kryeministri Hoti ka përmendur “masa ekstreme” që mund të merren pas dy deri tre javësh.

Komento: