Ky është personi i vrarë në Kijevë të Malishevës – dyshohet se axha u vra nga nipi i tij

15:08 | 28 Prill 2023

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kijevë të Malishevës.

Gazeta Insajderi mëson se personi i cili mbeti i vrarë është Sadri Berisha, ndërsa personi qe ka shti me arme zjarri (nipi) Berat Berisha.

Lidhur me vrasjen e sotme në fshatin Kijevë të Malishevës ku dyshohet se ndodhi ngjarja e rëndë, ka folur i afërmi i viktimës Sejdi Berisha për Insajderin.

“Nuk po dime se cka ka ndodh, i kam 22 anëtare me infuzjon, nuk ka pas konflikt nuk e di a ka pas konflikt, me te dyte kam pas kontakte te mira, ky djali qe dy dite ka ardh prej anglie gurbetgji o i vrami, nuk di cka ka pas, une e kom ni kur kane ardh policia jo kur ka ndodh vrasja”, deklaroi i afërmi i viktimës.

Tutje rreth raportimeve se vrasja ka ndodhur për shkaqe pronsi, i afërmi i tyre tha se të dyja palët pronat i kanë të ndara barabart.

“Per te prona kur e kane nda jane te barabarte te tane”.

Komento: