Ky është polici që u plagos nga hajnat

10:50 | 09 Maj 2024

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës.

Polici është plagosur nga arma e zjarrit nga një person që kishte hyrë në shtëpinë e prifit për të vjedhur, bashkë me disa persona të tjerë.

I plagosur ka mbetur polici Januz Veselaj nga fshati Gllarevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, zyrtari policor i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Komento: