Ky është reagimi i Endrit Thaçi, pasi Gjykata Speciale ngriti aktakuzë ndaj babait të tij

09:25 | 26 Qershor 2020

Më në fund reagon edhe djali i Hashim Thaçi, Endriti.

Gjykata Speciale dy ditë më parë dha njoftimin se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Reagimet ishin të shumta që nga liderët politikë e deri tek qytetarët.E tani përmes një postimi ka reaguar edhe Endrit Thaçi, djali i presidentit.

Në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka publikuar një fotografi të babait të tij të veshur me uniformën e ushtrisë dhe përkrah tij Kadri Veseli, gjithmonë duke vënë theks te UÇK- ja.

Komento: