Ky është reagimi i Kuksë pas triumfit të Akil Gjakovës

18:14 | 17 Prill 2021

Kuka i lumtur me triumfin e Akilit.

Akil Gjakova e ka përfunduar në mënyrën më të mirë performancën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ai ka fituar medaljen e artë, teksa në finale e mposhti izraelitin, Tohar Butbul.

Lufta ishte e ashpër teksa u desh “Golden Score” që të përcaktohej fituesi. Akili ishte më i vëmendshëm teksa fitoi me “wazari”.

Pas këtij suksesi i menjëhershëm ishte reagimi nga trajneri Driton Kuka.

Ai tha se po përmbushet në çdo aspekt nga nxënësit e tij.

Postimi i plotë:

Mbreti i Evropës ….

Kampion Evropian Akil Gjakova!

Medalja e parë Elitare për meshkuj në Kampionate Evropiane!

Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullin tim!

Pas mbi 20 medaljeve Elitare për vajzat tona heroina erdh edhe medalja e parë për meshkuj!

Po përmbushem në çdo aspekt nga nxênësit e mi!
#Krenar

Komento: