Ky është rendi i ditës për seancën konstituive

18:08 | 14 Prill 2025
ky-eshte-rendi-i-dites-per-seancen-konstituive

Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

E përmes një komunikate media është bërë i ditur edhe rendi i ditës për këtë seancë, përcjell Klankosova.tv.

Pika e parë është formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Rendi i ditës

  1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
  2. Betimi i deputetëve,
  3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
  4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Komento: