Ky është rezultati përfundimtar i ndeshjes Liverpool – Blackburn

19:32 | 11 Qershor 2020

Liverpol fiton me rezultat 6-0 në miqësoren ndaj Blackburn.

Takumi Minamino ishte në mesin e golashënuesve ndërsa Liverpooli nisi përgatitjet e tyre për rifillimin e Premierligës me një fitore 6-0 ndaj Blackburn në miqësore.

Sulmuesi japonez ishte në formë të mirë pasi skuadra e Jurgen Klopp shënoi një fitore në ‘Anfield’ të enjten pasdite.

Minamino asistoi dy herë te Naby Keita dhe Sadio Mane për rezultatin e pjesës së parë 3:0, përcjell lajmi.

Joel Matip, Ki-Jana Hoever dhe Leighton Clarkson gjithashtu ishin në listën e realizatorëve.

Premierliga pritet të kthehet gjatës javës së ardhshme, me Liverpoolin që është vetëm gjashtë pikë larg titullit të parë pas 30 viteve në ligë.

Komento: