Ky është shteti ku me letra bëhesh prind biologjik i fëmijës së braktisur – me ryshfet

16:26 | 08 Korrik 2021

Shteti ku me letra bëhesh prind biologjik i fëmijës së braktisur – me ryshfet.

Disa maternitete në Turkmenistan në mënyrë sekrete po ofrojnë foshnja të braktisura për birësim të paligjshëm për ata që janë të gatshëm të ofrojnë ryshfet për t’i shmangur procedurat burokratike dhe pritjen e gjatë në këtë proces.

Marrëveshja e paligjshme shpesh përfshin raste ku punëtorët e Regjistrit Civil iu ofrojnë adoptuesve certifikata të rreme të fëmijës së braktisur, në të cilët ata paraqiten si prindër biologjikë, i thanë disa burime Radios Evropa e Lirë.

Njerëzit që kanë njohuri për këto shkelje e fajësojnë korrupsionin e lartë në agjencitë që merren me procesin e birësimeve, duke i nxitur adoptuesit e mundshëm drejt një mundësie “më të lirë e më të shpejtë”, transmeton Gazeta Express.

Radio Evropa e Lirë foli me një çift të martuar. Ata pranuan se në mënyrë të paligjshme kanë birësuar një foshnjë vitin e kaluar duke dhënë 4.300 dollarë ryshfet. Duke folur në kushte anonimiteti, çifti tha se ata fillimisht u munduan tre vjet që të birësojnë një fëmijë në mënyrë ligjore, por nuk patën sukses.

Njësoj si shumë shtete të tjera, autoritetet në Turkmenistan kërkojnë nga adoptuesit e mundshëm që të ofrojnë dokumente nga agjenci të ndryshme për t’u siguruar se ata janë të përshtatshëm për të birësuar një fëmijë. Çifti tha se me zell i kishin grumbulluar të gjitha dokumentet dhe i kishin dorëzuar ato tek organet përgjegjëse, por secili zyrtar i përfshirë në proces kërkonte ryshfet dhe e vononte procesin me qëllim.

Më pas, në vjeshtën e vitit 2020, një punëtore e Regjistrit Civil iu propozoi një opsion tjetër: të birësojnë një fëmijë nga materniteti.

“Ajo ma dha emrin e mjekut në spitalin e maternitetit që do të më ndihmonte të merrja një foshnjë dhe më tha se nuk do të më kushtonte shumë në të holla. E dija se diçka e tillë ekzistonte, por nuk njihja ndonjë person që do të më ndihmonte”, thotë burri që u deklarua rreth rastit të vet.

Çifti vendosi që të kontaktojë me mjekun e spitalit të maternitetit, i cili u gjeti një fëmijë që u pretendua se është braktisur nga nëna e vet. Pak kohë më pas, ata u bënë prindër të një foshnje të gjinisë mashkullore përmes birësimit të paligjshëm.

Punëtorja e Regjistrit Civil iu ndihmoi që të siguronin një certifikatë të lindjes. Në të gjitha dokumentet, burri dhe gruaja adoptuese janë të regjistruar si fëmijë biologjikë të fëmijës që e kanë birësuar.

Procesi i kushtoi çiftit rreth 15 mijë manatë apo rreth 4 mijë e 300 dollarë amerikanë. Kjo është shumë e konsiderueshme për një familje mesatare në Taxhikistan, por çifti thotë se i dha paratë me kënaqësi.

Çifti thotë se nuk shohin asgjë të gabuar në mënyrën se si u bënë prindër të një djali të vogël, i cili, sipas tyre, tash po rritet në një familje me dashuri. Burri dhe gruaja i fajësojnë zyrtarët e korruptuar që nuk u lanë opsion tjetër në këtë çështje.

Komento: