Ky është vendimi që bën jetën më të mirë në botë – kushtet aty janë si në parajsë

23:09 | 25 Qershor 2021

Jua kishte marrë mendja? Ky është qyteti që ofron cilësinë më të mirë të jetesës në botë.

Kopenhagen ka kryesuar listën e qyteteve më të mira në botë për cilësinë e jetës. Kjo është hera e katërt që kryeqyteti i Danimarkës është renditur në vendin e parë që nga fillimi i sondazhit të Monocle në vitin 2007.

Zyrihu, Helsinki, Stockholmi dhe Tokio u renditën në Top 5.

“Kopenhagen është një nga ato qytete ku ka një ambicie të vërtetë për të ofruar një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë”, tha kryeredaktori i Monocle, Andrew Tuck.

“Ambiciet për krijimin e një mjedisi më të pastër janë më të mirat dhe qyteti po korr shpërblimet e investimeve urbane ndër vite.”

Raporti i këtij viti vlerësonte se cilat qytete ia kanë dalë muajt e kaluar të rimarrin veten; të mbrojnë ekonomitë e tyre, skenat kulturore etj.

Ai gjithashtu vuri theksin në lidershipin civil, politikat e mira të strehimit dhe programet për të mbështetur sipërmarrësit.

“Nuk ishte aspak e lehtë këtë vit, por ne u përpoqëm t’ia dilnim sa më mirë,” tha drejtori redaktues Tyler Brûlé.

Komento: