Ky është versioni më i ri i aplikacionit Apple Music, që mund të përdoret edhe në kompjuter – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ky është versioni më i ri i aplikacionit Apple Music, që mund të përdoret edhe në kompjuter

16:12 | 20 Shtator 2019

Lansohet versioni i aplikacionit Apple Music, që mund të përdoret edhe në kompjuter.

Më në fund mund të dëgjoni muzikë nga Apple Music, në kompjuterin tuaj dhe shfletuesin e preferuar, pa pasi nevojë për iOS apo Android, apo iTunes për Mac apo Windows.

Në prag të lansimit të iPhone 11, Apple e ka ofruar edhe këtë mundësi në versionin beta, në beta.music.apple.com dhe sikurse Spotify, mund të funksionojë në çdo platformë shfletuese përfshirë macOS, Windows, Crome OS, iOS dhe Android, transmeton Telegrafi.

Ky lansim, vjen edhe me dukjen e re të aplikacionit, që ngjanë më shumë me atë që është përditësuar për macOS Catalina. Shfrytëzuesit kanë qasje në të gjitha koleksionet muzikore, kanalet e radiove, krijimin e listave të përsonalizuara dhe materialet e rekomanduara.

Derisa kjo mundësi është shumë e mirë, pritet që Apple të veprojë njëjtë me Apple News+ dhe Apple TV+ që pritet të kenë mundësi të shumta.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!