Ky ështl populli më i lumtur në botë

23:13 | 04 Janar 2020

Vendet skandinave njihen si vendet më standardin më të latë të jetesës.

Finlanda, një vend ku jetojnë njerëz të përpiktë dhe punëtorë, ka marrë vendin e parë në listën e vendeve më të lumtura në botë. Është një vend i vogël verior, ku patriotizmi është i popullarizuar, ku 99% e popullsisë shkon në një sauna të paktën një herë në javë, dhe ku dreri bredh lirshëm përgjatë rrugëve të qyteteve të vogla.

Ja disa fakte që dëshmojnë se pse ky është vendi me popullsinë më të lumtur në botë.

1.Finlandezët shpenzojnë shumë kohë jashtë

Pothuajse 70% e territorit të Finlandës është e mbuluar me pyje. Kjo është arsyeja pse ata ndjehen rehat në dru. Ndjehen të mbrojtur nga natyra dhe i qetëson kjo. Shumica nga ta shpenzojnë kohë jashtë, shkojnë në hiking dhe ngasin biçikleta rregullisht.

2.Ujë të pijshëm falas

Finlanda njihet si vendi i një mijë liqeneve. Këto liqene u shfaqën si rezultat i akullnajës së fundit, e cila përfundoi rreth 10 mijë vjet më parë. Uji në to është shumë i pastër, saqë mund ta pini nga rubineti në shtëpi dhe nuk kërkon përpunim shtesë. Pothuajse çdo restaurant do t’ju ofrojë një kavanoz ose një shishe me ujë falas, edhe nëse harroni ta kërkoni nga kamerieri.

3.Shtesat për fëmijë merren çdo vit derisa fëmija të mbush moshën 17 vjeç

Prindërit marrin shtesa për fëmijë në vlerë 100 euro në muaj në Finlandë. Kjo shumë rritet kur lind edhe një fëmijë tjetër në familje dhe paguhet derisa fëmiu i mbush 17 vjeç. Këto para mund të shpenzohen, por pjesa më e madhe e njerëzve preferojnë t’i ruajnë, që tua japin fëmijëve të tyre në të ardhmen. Përveç kësaj, menjëherë pas lindjes së një fëmije, prindërit marrin kuti kartoni nga shteti, të cilat në të vërtetë përmbajnë të gjitha gjërat e nevojshme për fëmijën. Kutitë përmbajnë 64 sende të ndryshme, përfshirë rroba, pelena, lodra, si dhe të gjitha informacionet e nevojshme për kujdesin ndaj një të porsalinduri.

4. Pica më e mirë në botë

Gjithçka filloi me Silvio Berlusconin, kryeministrin italian, që deklaroi se nuk i pëlqejnë ushqimet finlandeze. Ai foli veçanërisht ashpër për venion e tymosur, duke thënë se nuk mund të krahasohet me përshutën e Parmës. 3 vjet më vonë, Finlanda fitoi konkursin ndërkombëtar të picave, duke e lënë mbrapa Italinë dhe prezantimin e saj të famshëm “Pizza Berlusconi” me mish dreri, transmeton 21.

5.Ky vend është një nga udhëheqësit botërorë në riciklimin e plehrave.

Finlanda i përmbahet një ekonomie rrethore, gjë që bën të mundur përdorimin e të gjitha burimeve në dispozicion të shoqërisë me një sasi minimale të mbeturinave. 99% e mbeturinave komunale ose riciklohen ose dërgohen në inceneratorë, i cili më pas gjeneron energji. 9 nga 10 shishe plastike riciklohen, dhe e njëjta histori vlen për qelqe, ku përqindja e produktit të ricikluar është edhe më e lartë.

6.Është vendi i parë në botë që ia mundëson çdo qytetari të drejtën për qasje në internet

Që nga viti 2010, Finlanda u bë vendi i parë ku në listën e të drejtave të qytetarëve përfshihet edhe e drejta e qasjes në internet. Qeveria zyrtarisht obligoi përdoruesit e internetit t’i sigurojnë popullatës internet me shpejtësi të lartë (me brez të gjerë) dhe të sigurohen që banorët që nuk kishin internet në kohën e miratimit të ligjit, të pajisen me të. Përderisa qeveritë e vendeve të tjera nuk garantojnë internet me shpejtësi të lartë për shkak të piraterisë, Finlanda konsideron se interneti është shumë i nevojshëm për punën e njerëzve.

7.Fëmijët shpenzojnë më shumë kohë me baballarët, sesa me nënat

Një numër ligjesh që shpërblejnë përfshirjen më aktive të baballarëve në jetën e fëmijëve janë miratuar në këtë vend. Përshembull, leja e atësisë mund të zgjasë 9 javë dhe 70% e pagës mesatare të baballarëve i paguhen atij gjatë kësaj kohe. Kjo ndikoi që Finlanda të bëhet vendi i parë ku baballarët morën një rol të rëndësishëm në kujdes ndaj fëmijëve.

8.Finlanda zë vendin e dytë për konsumim të kafesë

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të kafesë, çdo finlandez konsumon rreth 12 kilogramë kafe në vit. Një i ashtuquajtur pushim kafeje (kahvitauko) në punë ose në shkollë është një gjë e shenjtë për një finlandez dhe gjithmonë duhet të ketë kohë të mjaftueshme për të.

Komento: