Ky fustan e bën me ‘krah’ Edona Llalloshin!

23:54 | 06 Shkurt 2023

Edona Llalloshi, është njëra nga artistet më të dashura për publikun.

Ajo është një bashkëshorte dhe një nënë shumë e përkushtuar, duke treguar se familja është gjëja më e rëndësishme për të, shkruan ORAinfo.

Por, këngëtarja është shumë e angazhuar edhe në profesionin e saj, pasi që pothuajse në çdo mbrëmje është e ftuar në dasma e ahengje.

Krahas angazhimeve në muzikë, Edona tregohet fort e kujdesshme edhe me familjen e saj.

Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet e veshur me fustan me dizajn interesant.

Në këtë fustan Edona është bërë ‘me krahë’. Kaq joshëse po duket ajo. /ORAinfo/

Komento: