Ky grup i gjakut është më i prekuri nga koronavirusi

19:25 | 19 Qershor 2020

Studimi ndërkombëtar e vërteton se grupi i gjakut A është më i prekuri nga koronavirusi.

Ishte folur, tani duket ka bindje të shtuar se personat e grupit të gjakut A janë ata më të prekurit nga pandemia. Një studim ndërkombëtar tregon se këta pacientë kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë forma agresive të Covid-19, ndërsa pacientët në grupin zero shfaqnin simptoma më të buta.

Studimi përfshin rreth njëqind ekspertët italianë, norvegjezë, gjermanë e spanjollë dhe u krye mbi 1.600 pacientë në Spanjë e Itali. Në vendin fqinj, hulumtimi u koordinua nga Poliklinika e Milanos dhe gjithashtu përfshiu Humanitas dhe San Gerardo të Monza. Luca Valenti, doktor i Qendrës së Transfuzionit Poliklinik, shpjegon se “me studimin tonë kemi konstatuar se grupi i gjakut është një nga faktorët kryesorë të trashëguar që shfaqin predispozitën të zhvillojnë një sëmundje më serioze nga koronavirusi.
Në veçanti, grupi i gjakut A ka një rrezik në rritje të një kompromentimi të rëndë pulmonar, ndërsa ata që i përkasin grupit zero janë më të mbrojtur”». Studimi gjithashtu çon drejt një përfundimi të dytë.

“Meqenëse lloji i gjakut është i trashëguar, është e mundur të thuhet se predispozita për simptoma më serioze për këtë sëmundje është gjithashtu e trashëgueshme.” Shkencëtarët kinezë kishin spekuluar më herët lidhur me këtë cështje. Studimi i fundit shkon një hap më tej dhe analizon shënuesit e të gjithë genomës tek pacientët, duke konfirmuar për herë të parë në mënyrë sistematike që grupi i gjakut është një nga faktorët që çojnë në parashikimin e ashpërsisë së simptomave.

Komento: