Ky ishte çasti më i pikëlluar në karrierën e Mourinhos – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky ishte çasti më i pikëlluar në karrierën e Mourinhos

09:07 | 24 Shtator 2020

Mourinho e zbulon çastin më të pikëlluar në karrierën e vet.

Duke folur për karrierën e vet, trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho e ka veçuar humbjen emocionale kundër Bayernit Munich si trajner i Real Madridit si çastin më pikëllues në karrierën e vet.

Humbja me penallti në Santiago Bernabeu kundër gjermanëve nënkuptoi se skuadra e Mourinhos atë botë u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën gjysmëfinale, transmeton Gazeta Express.

“Nëse më duhet ta zgjedh çastin më të keq, atëherë është eliminimi me Real Madridin”, tha Mourinho në një intervistë me televizionin portugez Sic.

“Ne ishim ekipi më i mirë në Evropë, pa dyshim, e fituam La Ligën duke i thyer të gjitha rekordet për pikët dhe golat dhe jam i sigurt që finalen do ta kishim fituar”, shtoi Mourinho.

“Për mua ishte mizor fakti se ne i zgjodhëm Cristiano Ronaldon, Kakan dhe Sergio Ramosin, ata janë vrasës nga penalltia dhe nuk i humbin ato kurrë, por i humbën, kjo më fundosi mua”, tregoi ai.

Komento: