Ky laptop mban baterinë 23 orë

17:21 | 09 Gusht 2019

Samsung lanson laptopin një-mijë dollarësh, mban baterinë 23 orë.

Samsung dhe Microsoft janë bashkuar për të krijuar një laptop të ri, që synon të ndërthurë komoditetin e një pajisjeje celulare, me fuqinë e një kompjuteri personal.

Firma teknologjike nga Korea e Jugut e lansoi së pari pajisjen ‘Galaxy Book S’ në eventin ‘Brooklyn Barclays Center’, transmeton lajmi.net.

Pajisja është ‘super-slim’ dhe ka ultra-ndriçim, me një ekran “touchscreen” 13-inçësh, sistem operativ Windows 10, bateri me jetëgjatësi 23-orëshe.

Sipas Samsung, Galaxy Book S duket si një laptop por ka esencën e një smartfoni.

Komento: