Ky lojtar është “truri” i Real Madridit

20:44 | 07 Nëntor 2021

David Alaba, është bërë një nga nënshkrimet më të mira të sezonit në La Liga, gjë që nuk duhet të jetë befasi për askënd, sepse ai është një nga futbollistët më të mirë në botë në të gjitha pozicionet që mund të zërë (qendër, mbrojtës i majtë, mesfushor , mesfushor ofensiv).

Një inkorporim që mund të shënojë rrënjësisht zhvillimin e fushatës në Spanjë,përcjell ORAinfo.

Performanca e austriakit është mbresëlënëse, deri në pikën për t’u bërë lider i pjesës së pasme, duke përmirësuar performancën e Éder Militao dhe duke ofruar zgjidhje sulmuese në lartësi të ndryshme të fushës. Ardhja e tij shtoi një “tru” në atë të Real Madridit, i cili kishte humbur emra si Sergio Ramos (i dha fund kontratës) dhe Marcelo Vieira (niveli i tij ra ndjeshëm vitet e fundit) që e përmbushën atë “rol”.

Askush nuk dyshoi në ndikimin e tij në klub nga minuta e 1, duke marrë parasysh se humbjet e Sergio Ramos dhe Raphael Varane e detyruan atë të merrte një rol vendimtar në prapavijë./ORAinfo/

Komento: