Ky lojtar festoi pas humbjes së Milanit

09:15 | 24 Dhjetor 2019

Davide Calabria, zhvilloi një festë për ditëlindjen pas ndeshjes Atalanta-Milan 5-0, por shumë tifozë kuqezinj nuk ishin të kënaqur për këtë.

Calabria deshi të kërkojë falje nga tifozët e Milanit, duke thënë se ka dashuri të madhe për klubin, përcjell ORAinfo.

‘Unë e marr përgjegjësinë time dhe dua të kërkoj falje nga tifozët. Festa u organizua pak kohë më parë. Askush nuk mund ta vërë në dyshim dashurinë time për këtë klub, unë jam tifozi më i madh i Milanit”, ka thënë mbrojtësi./ORAinfo/

Komento: