Ky pritet të jetë trajneri i ri i Barcelonës

22:12 | 10 Tetor 2021

Mediat në Spanjë sugjerojnë se një holandez tjetër, trajneri i Ajax, Erik Ten Hag, është opsioni i preferuar për të marrë postin e trajnerit të Barcelonës nëse Joan Laporta vendos të largohet nga Ronald Koeman.

Holandezi është nën presion në Nou Camp pas fillimit të ngadaltë të Barcelonës në sezon,përcjell ORAinfo.

E ardhmja e Ronald Koeman, sipas Luis Rojo të Marca, varet nga rezultatet e tre ndeshjeve të ardhshme këtë muaj.

Pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit në të gjitha frontet, menaxheri ka qenë nën shumë kritika. Megjithëse fillimi i tij në ligë ishte i ngadaltë, ishte fillimi i tij i dobët në fushatën e Ligës së Kampionëve që nxiti të flitej për dorëheqjen e tij.

Tre ndeshjet e rëndësishme janë përballja e ligës kundër Valencia, ndeshja e UCL kundër Dynamo Kyiv në ditën e tretë të ndeshjes dhe El Clasico.

Të tre ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen brenda një jave dhe pritet të jenë gara të vështira. /ORAinfo/

Komento: