Ky pritet të jetë transferimi i parë i Mialnit nëse Rangick emërohet trajner

13:16 | 19 Mars 2020

AC Milan është i interesuar të nënshkruaj me mbrojtësin gjerman Robin Koch.

Tuttosport ka raportuar se Ralf Rangnick tashmë ka përpiluar një listë të synimeve të mundshme nëse ai do të marrë përsipër drejtimin e Milanit këtë verë.

Koch ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë dy sezoneve të fundit me Freiburg, dhe blerja e tij do t’i kushtojë Mialnit rreth 20 milionë euro.

Por për ta pasur atë në ekip, kuqezinjtë duhet ta fitojnë ‘luftën’ me gjigantin portugez, Benfican.

Klubi portugez po përshpejton përpjekjet e tyre për të transferuar 23-vjeçarin përpara dritares së transferimit të verës.

Koch arriti në Freiburg në fillim të sezonit 2017-18 nga Kaiserslautern dhe ka luajtur 79 ndeshje për klubin, duke shënuar pesë gola. Ai ka një kontratë deri në vitin 2021. /ORAinfo/

Komento: