Ky shtet rikthen tifozët në stadiume nga 14 qershori

22:55 | 08 Qershor 2020

Kroacia i rikthen tifozët nga 14 qershori në stadiume.

Tifozët do të rikthehen në tribunat, në kuadër të Ligës së Parë të futbollit kroat.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Krunosllav Capak.

“Nga 14 qershori, tifozët do të rikthehen në tribuna, në ambiente të hapura”, tha fillimisht Capak.

Natyrisht, e gjithë kjo në kuadër të udhëzimeve të cilat duhet të respektohen”, deklaroi ai.

Ndryshe, ndeshjet e Kupës së Kroacisë dhe java e 27-të në futbollin kroat u zhvilluan pa tifozë.

Por, nga java e 28-të, tifozët kanë leje të futen në tribuna.

Komento: