Ky vend në BE është prodhuesi më i madh i akullores – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky vend në BE është prodhuesi më i madh i akullores

17:35 | 05 Gusht 2021

Cili vend në BE është prodhuesi më i madh i akullores?

Gjatë vitit 2020, BE ka prodhuar mbi 2.9 milionë litra akullore, rreth 9% më pak se sa një vit më parë sipas Eurostat.

Vendet anëtare të BE kanë eksportuar 232 milionë kilogramë akullore jashtë unionit, me vlerë totale 752 milionë euro.

Nga ana tjetër, kanë importuar 79 milionë kilogramë akullore nga vendet jashtë BE-së me vlerë 182 milionë euro.

Gjermania është vendi kryesor për prodhimin e akullores mes vendeve të BE për vitin 2020 me 642 milionë litra akullore. Pas saj vjen Franca me 516 milionë litra dhe Italia me 509 litra akullore të prodhuara në një vit.

Përveç se është prodhuesja më e madhe në BE, Gjermania gjithashtu ka edhe çmimin më të lirë për litër, 1.3 Euro.

Kurse, Franca ka raportuar çmimin më të lartë, 2.2 Euro për një litër akullore e ndjekur nga Italia me 2 Euro.

Ndonëse Gjermania është prodhuesja më e madhe, Franca qëndron në krye sa i takon eksportit me 59 milionë kg. Në vend të dytë është Holanda me 38 milionë kg akullore dhe e treta Gjermania me 29 milionë.

Akullorja a origjinë të largët pasi ka ekzistuar që prej shekullit të dytë para Erës së Re edhe pse nuk ka një datë specifike për origjinën apo shpikësin.

Historia na tregon se Aleksandri i Madh ishte një prej shijuesve të akullores. Ai pëlqente akullin me mjaltë dhe nektar. Referenca e Biblës tregojnë se mbreti Solomon ishte i dashuruar pas pijeve me akull gjatë thatësirave.

Komento: