Lajçak e Hill e vlerësojnë të shkëlqyer bashkëpunimin BE-SHBA në dialog

22:25 | 08 Dhjetor 2023
lajcak-e-hill-e-vleresojne-te-shkelqyer-bashkepunimin-be-shba-ne-dialog

I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Lajçak platformën ‘X’, duke thënë se bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në dialog është i shkëlqyer.

“Është kënaqësi të shohësh Ambasadorin Hill në Bruksel këtë javë! Është gjithmonë e dobishme të shkëmbesh mendimet dhe të planifikosh hapat e ardhshëm. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA në dialog”, ka shkruar emisari evropian në rrjetin social “X”.

Komento: