
Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel.
Në një shkrim në Twitter, Lajçak ka thënë se gjithçka që do të bisedohet është mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Tutje ka theksuar se nuk ka asgjë teknike në dialog.
“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër”.
“Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
