Lajçak pas takimit me Peach: E përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona në rajon

08:33 | 18 Shkurt 2024
lajcak-pas-takimit-me-peach:-e-perditesuam-njeri-tjetrin-per-perpjekjet-tona-ne-rajon

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për një takim me kolegun e tij nga Mbretëria e Bashkuar, emisarin për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Ai tha se kanë qenë takim i dobishëm meqë kanë informuar njëri-tjetrin mbi punën e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak në njoftim.

Takimin e zhvilluan në margjinat e Konferencës së Munihut ku Lajçak pati edhe takime të tjera për çështjen me të cilën ai ngarkohet.

Konferencën e Sigurisë së Munihut e kishte shfrytëzuar edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, për takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq.

Komento: