Lajçak reagon për masat e reja të reciprocitetit: Veprime të tilla e minojnë rifillimin e dialogut

13:36 | 31 Maj 2020

Masat e reja të reciprocitetit, Lajçak: Veprime të tilla e minojnë rifillimin e dialogut.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, është shprehur se është i zhgënjyer me masat e reja të reciprocitetit të vendosura nga Qeveria në detyrë e Kosovës ndaj Serbisë.

Kurti ka treguar se në masat e reja të reciprocitetit Serbia obligohet të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare.

“I zhgënjyer për masat e reja të reciprocitetit, të vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë”.

“Siç është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog t’i zbatojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.

Komento: