Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit

16:37 | 21 Mars 2023

Emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se “Vetëmenaxhimi” nënkupton krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

në një intervistë dhënë për Radio Evropën e Lirë, Lajçak tha se neni 7 flet për zbatimin e marrëveshjes së viteve 2013 dhe 2015, që përfshinë themelimin e Asociacionit.

Radio Evropa e Lirë: Pas takimit të së shtunës, në Kosovë ka një debat të nxehtë. A mund të na thoni për ngjashmëritë apo dallimet mes vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë?

Mirosllav Lajçak: Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë.

Radio Evropa e Lirë: Pra, kjo nënkupton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë…

Mirosllav Lajçak: Po.

Radio Evropa e Lirë: Me po të njëjtin emër, ashtu siç palët ishin marrë vesh në marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015?

Mirosllav Lajçak: Unë nuk insistoj tek emri. Unë insistoj në atë që iu shërben të dyja palëve. Por, kjo është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen plotësisht. Pra, ne nuk mund të zgjedhim marrëveshjen që na pëlqen; cilën ta zbatojmë e cilën ta injorojmë, sepse procesi serioz do të shndërrohej në tallje.

Komento: