Lajm i keq nga nafta, rritet ndjeshëm çmimi

21:52 | 09 Korrik 2021

Shtrenjtohet nafta, goditet edhe Kosova.

Ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur rritje e çmimit të derivateve.

Kjo rritje sipas shoqatës së naftëtarëve ka ndikuar pasi u ndikua nga BERZA dhe organizata e prodhimit të naftës (OPEC).

Qytetarët janë të mendimit se kjo nuk është në përputhje me standardin e Kosovës dhe që ka luhatje të çmimit në rajone të ndryshme të vendit, njofton Klan Kosova.

Por, kjo rritje e vlerës së arit të zi, që nuk dihet se sa do zgjasë, do të ndikojë pastaj që edhe ulja e çmimit të bëhet më ngadalë në Kosovë, pasi kompanitë kanë stoqet e furnizuara me kosto të lartë dhe që zvogëlimi mund të merr më shumë kohë.

Komento: