Lajm i keq për Amir Rrahmanin

19:51 | 27 Shtator 2020

Napoli jep lajmin e hidhur për Amir Rrahmanin.

Kalidou Koulibaly ka gjasa të qëndrojë në Napoli.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit, Cristiano Giuntoli.

Paris Saint Germain, Liverpool dhe Manchester City interesohen për 29-vjeçarin, por Cristiano është i bindur se edhe këtë sezon, Kalidou Koulibaly do të luajë në Serie A.

Ky është një lajm i keq për Amir Rrahmanin, i cili vështirë se do të ketë minuta para Kalidou Koulibaly dhe Kostas Manolas.

“Mendoj se Koulibaly do të qëndrojë. Jemi të lumtur që e kemi, ai do të qëndrojë”, tha Cristiano.

Komento: