Lajm i keq për Chelsean, i lëndohet rëndë ylli i madh

16:39 | 23 Gusht 2023

Chelsea mbetet disa muaj pa Chukwuemekan

Skuadra e Chelseat ka marrë edhe një goditje në fillim të këtij edicioni.

Pasi ende nuk ka shënuar fitore në Premier League, ekipi nga Londra ka mbetur edhe pa një lojtar. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv Carney Chukwuemeka, ka njoftuar Chelsea të martën.

19-vjeçari ka lënduar gjurin në ndeshjen e fundit kundër West Ham Unitedit, të cilën Chelsea e humbi me rezultatin 3:1.

Chukwuemeka e shënoi golin e vetëm për Chelsean në këtë ndeshje, ndërsa të hënën mbrëma i është nënshtruar operimit. Klubi ka thënë se ai do të fillojë me rehabilitimin e tij, por nuk do të kthehet në fushë për një periudhë më të gjatë.

Chukwuemeka bëhet lojtari i katërt i lënduar te Chelsea pas Reece Jamesit, Christopher Nkunkut e Wesley Fofanas. Ai iu bashkua Chelseat në këtë afat kalimtar nga Aston Villa.

Komento: