Lajm i keq për Inter, ylli i madh do t’i mungojë disa javë

13:53 | 06 Korrik 2020

Nicola Barella ka pësuar lëndim.

Një ditë pas humbjes tronditëse ndaj Bolognas, Interi është përballur me një telashe tjetër, pasi mesfushori i tij titullar Nicola Barella e ka lënduar kofshën e këmbës.

Mesfushori i Interit, i cili nuk luajti kundër Bologna për një shqetësim në kofshë, iu nënshtrua sot testeve instrumentale dhe sipas raportit mjekësor do të duhet të mungojë edhe në dy sfidat e tjera, si ajo ndaj Veronas dhe Torinos.

Një problem jo i vogël për Antonio Conten, duke qenë se mesfushori i blerë nga Cagliari gjatë verës së shkuar, është tepër i rëndësishëm për skemat e zikaltërve sidomos në aspektin e grintës dhe presingut në pikën nevralgjike të fushës.

Gjendja e 23-vjeçarit nuk është shqetësuese, por sidoqoftë do të vlerësohet më mirë pas disa ditësh. Barella ka luajtur 23 ndeshje deri tani në kampionat dhe 10 në garat evropiane.

Komento: