Lajm i keq për Juventusin pas ndeshjes me Sassuoloan

23:55 | 10 Janar 2021

Juventusit iu lënduan dy lojtarë kundër Sassuolos.

Weston McKennie dhe Paulo Dybala u lënduan dhe u detyruan ta braktisin fushën gjatë fitores së Juventusit 3:1 kundër Sassuolos.

Mesfushori amerikan McKennie pësoi dëmtim muskulor, ndërsa sulmuesi argjentinas Dybala pësoi ndrydhje në gju gjatë pjesës së parë kundër Sassuolos të dielën, transmeton Gazeta Express.

Të dy lojtarët u detyruan ta lëshonin fushën para përfundimit të pjesës së parë në Allianz Stadium.

McKennie u zëvendësua nga Aaron Ramsey pas vetëm 19 minutave lojë, ndërsa Dybala u largua nga fusha në minutën e 42-të dhe u zëvendësua nga Dejan Kulusevski.

Mesfushori amerikan u lëndua duke tentuar të rrokullisen në përpjekje për të dribluar.

Të dy lojtarët do t’iu nënshtrohen testeve mjekësore të hënën në mëngjes.

Juventusi do të përballet me Genoan të mërkurën në Kupën e Italisë dhe pastaj me Interin të dielën.

Komento: