Lajm i keq për Liverpool

19:03 | 16 Janar 2021

Wijnaldum nuk do ta rinovojë kontratën me Liverpoolin, ai ka një dëshirë tjetër.

Mesfushori i Liverpool, Georginio Wijnaldum, nuk do të pranojë të rinovojë kontratën me Liverpoolin, dhe se dëshira e tij është Barcelona.

Sipas gazetarit të “Mirror” Neil Moxey, Georginio Wijnaldum do të refuzojë ofertën e fundit të kontratës së re nga Liverpool në favor të nënshkrimit të asaj që përshkruhet si një lëvizje në Barcelonë, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit thuhet se ëndrra e fëmijërisë së Wijnaldum ka qenë të paraqitej për fanellën katalanase, gjë që nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh statusin legjendar që bashkatdhetarët ikonë të tij si Johan Cruyff, Ronald Koeman dhe Frank Rijkaard kanë luajtur në Barcelonë.

Artikulli shton se Wijnaldum do të nënshkruajë falas me Barçën këtë verë, pasi skadon kontrata e tij me Liverpool. Koeman aktualisht menaxhon “Blaugranët” dhe thuhet se ai është një faktor që ka ndryshuar planet e Wijnaldum për tu drejtuar në “Camp Nou”, me mesfushorin i cili preferohet dhe e ngriti atë në si lojtarin kryesor në mesfushë tek Kombëtarja holandeze./

Komento: