
Lëndohet edhe Milner.
Lëndimet janë rivali numër një i Liverpoolit për titull këtë sezon.
‘Redsat’ deri më tani kanë të dëmtuar disa lojtarë, si Fabinho, Chamberlain, Matip, Shaqiri etj etj, por listës së gjatë i është shtuar dhe një tjetër.
James Milner është dëmtuar në sfidën e FA Cup që Liverpooli po e zhvillon në ‘Anfield’ me Evertonin.
Ai ka probleme muskulore në kofshën e majtë, transmeton Express.
Ky nuk është aspak lajm i mirë për Jurgen Klopp, skuadrën e të cilit nuk po e lënë rehat dëmtimet.