Lajm i keq për Valon Berishën, skuadra merr këtë vendim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i keq për Valon Berishën, skuadra merr këtë vendim

22:26 | 24 Dhjetor 2019

Lazio ka marrë një vendim për Valon Berishën.

Aventurës së Valon Berishës te Lazio po i vjen fundi.

Pas Riza Durmishit, nga Lazio pritet që të largohet edhe kosovari Valon Berisha.

E për largimin e tij tashmë është aktivizuar edhe Igli Tare, i cili është duke punuar për të gjetur një skuadër mesfushorit të Kosovës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Berisha ka pasur shumë pak minuta në skuadrën e Simone Inzaghit.

26 vjeçari ishte transferuar nga Salzburgu në verën e vitit 2018 për tetë milionë euro.

Edhe vet Valoni dëshiron largimin, madje është i gatshëm që të largohet edhe në formë huazimi sepse dëshiron që të jetë në formë sa më të mirë për ndeshjet e Kosovës në Mars në play-offin e Nation League.

Komento: