Lajm i keq për Zidanen, ylli i skuadrës rezulton pozitiv me koronavirus

18:56 | 21 Prill 2021

Ylli i skuadrës së Real Madridit rezulton pozitiv me koronavirus.

Fede Valverde ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Real Madridit.

“Pas testeve të kryera sot, lojtari ynë, Fede Valverde, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ai është vet izoluar menjëherë dhe do të qëndrojë i mbyllur deri në rezultatin negativ.

Ky është një lajm i keq për Zinedine Zidanen, sepse sipas të gjitha gjasave, s’do të mund të jetë i gatshëm për sfidën me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Komento: