Lajm i madh! Miliarderi i Louis Vuitton po e blen Milanin

23:42 | 15 Janar 2020

Në një javë vendimtare për Milanin, nga pikëpamja e tregut, midis daljeve dhe nënshkrimeve, ka edhe thashetheme se klubi mund të shitej.

Emri që bën jehonë vazhdimisht në Milano është ai i grupit LVMH, i kryesuar nga Bernard Arnault, numri një në Evropë për pasuri personale, përcjell ORAinfo.

Është e qartë se grupi i Paul Singer duhet të shesë ekipin. Fondi bleu Milanin në vitin 2018, me qëllim të fitimit të një kapitali duke e shitur më pas.

Burime pranë fondit të Singer pretendojnë se një plan dy-tre-vjeçar u ishte paraqitur aksionarëve në kohën e blerjes. Kështu që Elliott do të shesë Milanin deri në vitin 2021. Sa më shpejt që Elliott arrin të shesë Milanin, aq më shumë të ardhura do të ketë nga shitja.

Kjo për faktin se Milano vazhdimisht është në humbje, pasi vërtetojnë bilancet e fundit (Elliott humbet pothuajse 10 milion € në muaj).

Me këto hipoteza që ndodhin, Elliott duhet të shesë AC Milan për rreth 1biliardë Euro, ose pak më pak. Aq sa për të bërë rreth 300 milion € në shitje, kur merret parasysh 300 milion euro huazuar për Yonghong Li, 265 milion € të investuara për blerjen e klubit dhe mbi 150 milion € të shpenzuara në tregun e transferimeve./ORAinfo/

Komento: