Lajm i mirë: Finalja e Europa League do të luhet me tifoz

20:33 | 03 Maj 2021

Finalja e Europa League do të luhet me tifoz.

Finalja e Europa League do të zhvillohet më datë 26 maj në Gdansk të Polonisë dhe kjo do të ndodhë me praninë e tifozëve…

UEFA ka marrë një vendim zyrtar ditën e sotme, duke gëzuar tifozët e skuadrave. Në “Stadion Miejski” do të kenë mundësi të futen 9500 tifozë, ndryshe 25% e kapacitetit të stadiumit.

Manchester United pritet të jetë finalisti i parë duke parë suksesin 6-2 në gjysmëfinalen e vajtjes ndaj Romës. Ndërkohë, çifti tjetër nga i cili do të dalë gjysmëfinalisti është ai mes Arsenal dhe Villareal.

Ndeshjen e parë fituan spanjollët 2-1.

Komento: